Bekteshi siguron qytetarët: Nuk do të shtrenjtohet energjia elektrike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka siguruar qytetarët, që në bazë të projektimeve nuk do të ketë rritje prej 10% të energjisë elektrike. Megjithatë ka sqaruar se kjo do të mësohet nesër, kur edhe do të dihet çmimi final me të cilin ESM do të marrë pjesë në tenderin publik të EVN Home.  Ai tha se është e vërtetë që kompanitë energjetike kanë kërkuar rritje të energjisë elektrike, “madje edhe 100%”, por kjo nuk ka ndodhur dhe është gjetur mënyrë që t’u dilet në ndihmë qytetarëve dhe të mos ketë rritje të çmimit të energjisë në 6 muajt e ardhshëm. Ai është I bindur se çmimi I energjisë për amviseritë nuk do të shtrenjtohet as në qershor.

+ dkl

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Çmimin që do ta ofrojë ESM do të ndikojë edhe në çmimin final të energjisë elektrike. Nesër do të sillet vendim se me çfarë çmimi do të marrë pjesë ESM në tenderin publik të EVN Home dhe sipas të gjitha projektimeve, rritje prej 10% nuk do të ketë me çka hidhen poshtë të gjitha analizat e ekspertëve të energjetikës dhe të partive politike se do të ketë rritje prej 30%”.


You may also like