Bekaj: Mund të bëjmë më mirë, do të tentojmë kualifikimin

by admin
Spread the love

Në prag të sfidës ndaj Zrinjski në Conference League, së bashku me Orges Shehin ka dalë në konferencë për shtyp edhe portieri Visar Bekaj. Ai foli për pritshmëritë që ka nga ky takim dhe situatën në klubin kryeqytetas.

“Normalisht unë marr përgjegjësitë e mija dhe mendoj që mund të bëjmë më mirë, duhet të marr përgjegjësit ë e mija. Mund të kisha bërë me mirë të golat dua te ndihmoj ekipin dhe nuk ndihem mirë kur nuk arrij ta bëj atë.”

PRITSHMËRITË- “Normalisht tentojmë kualifikim, duhet të harrojmë ndeshjen e shkuar dhe të jemi ndryshe nesër.”

KUNDËRSHTARËT- “Normalisht ne mundemi të bëjmë më mirë, kemi analizuar kundërshtarin ata nuk kanë qenë kot në grupet e Europa Ligës, e kemi mbivlerësuar. Shpresoj të na behët mësim dhe të kalojmë me sukses këtë sfidë. Ne duhet ta vlerësojmë kundërshtarin dhe e respektojmë për të kaluarën, por ne këtë ndeshje nuk ka lidhje e kaluara. Nuk duhet të mbivlerësojmë kundërshtarin.”

GRUPI- “Në çdo repart duhet të kemi kujdes , nuk duhet të nxitohemi duhet të kemi besim. Na ka mbajtur harmonia në kampionat kemi qenë bashke dhe kemi besuar, këtë gjë duhet ta bëjmë edhe nesër.”

SITUATA PAS DUDELANGE- “Trajneri na uli dhe na qetësoi, na tha se kjo është mungesa e eksperiencës, trajneri na ka thënë që 20% duhet t jemi me të kaluarën dhe 80% me të ardhmen. Duhet të përmirësojmë gabimet e të kaluarës.”

You may also like