BEJRUT – Libani rihap hapësirën ajrore pas sulmit iranian ndaj Izraelit

by admin
Spread the love



BEJRUT, 14 prill /ATSH-DPA/- Libani njoftoi sot se ka rihapur hapësirën ajrore të vendit pas mbylljes së saj një natë më parë për shkak të sulmit masiv me dronë dhe raketa nga Irani kundër Izraelit.

“Autoriteti i aviacionit civil libanez tha se hapësira ajrore e Libanit ishte rihapur për të gjithë avionët në hyrje, nisje dhe tranzit”, sipas burimeve në Aeroportin Ndërkombëtar Rafik al-Hariri.

Transportuesi kombëtar libanez “Middle East Airlines” tha në një deklaratë se fluturimet për në Londër dhe Dubai do të rifillonin sipas planit. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakDemo ndan pamje nga plantacionet e qershive: Droboniku dhe Sinja kanë krijuar markën e tyre


You may also like