BEJRUT – Libani ankohet në OKB për Izraelin ndërsa dhuna kufitare vazhdon

by admin
Spread the love

BEJRUT, 6 dhjetor /ATSH-DPA/ – Lëvizja pro-iraniane Hezbollah tha se luftëtarët e saj kryen të paktën 11 sulme kundër posteve izraelite pranë kufirit libanez, duke shënuar goditje të drejtpërdrejta, pasi qeveria libaneze u ankua në Kombet e Bashkuara për armiqësitë vdekjeprurëse.

Zhurmat e raketave të lëshuara nga Hezbollahu drejt posteve izraelite bënë jehonë në të gjithë Libanin jugor, së bashku me sulmet hakmarrëse nga Izraeli.

Ministri i Jashtëm i përkohshëm i Libanit, Abdallah Bou Habib, udhëzoi misionin libanez në Kombet e Bashkuara të paraqesë një ankesë të re kundër Izraelit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në përgjigje ndaj shënjestrimit të ushtrisë libaneze dhe vrasjes së një ushtari dhe plagosjes së tre të tjerëve.

Ankesa thoshte gjithashtu se sulmet ajrore dhe bombardimet izraelite kanë çuar në vdekje dhe plagosje të civilëve, gazetarëve, paramedikëve dhe fëmijëve, dhe zhvendosjen e më shumë se 30 000 qytetarëve libanezë nga shtëpitë e tyre.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) shprehën keqardhjen pas sulmit të së martës që “plagosi” ushtarët libanezë.

IDF tha se ushtarët po vepronin në vetëmbrojtje për të eliminuar një kërcënim të afërt që ishte identifikuar nga Libani … brenda një zone të njohur nisjeje dhe pikës së vëzhgimit të organizatës terroriste Hezbollah.

Hamasi, i cili sundoi Gazën, dhe Hezbollahu mbështeten nga Irani dhe të dy zotohen të shkatërrojnë Izraelin.

Hezbollah, e cila është një parti politike islamike shiite në Liban, si dhe një grup militant, konsiderohet më me ndikim dhe më i fuqishëm.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like