BEJRUT – Libanezët presin me ankth fjalimin e liderit të Hezbollahut për luftën në Gaza

by admin
Spread the love

BEJRUT, 3 nëntor /ATSH-DPA/ – Libanezët po presin me ankth fjalimin e liderit të fuqishëm të grupit militant Hezbollah, Hassan Nasrallah, i cili do të ishte fjalimi i tij i parë zyrtar që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Që nga sulmi brutal i befasishëm ndaj komuniteteve izraelite nga militantët e Hamasit më 7 tetor dhe shpërthimi i luftës, përplasjet me zjarr kanë ndodhur pothuajse çdo ditë në kufirin midis Izraelit dhe Libanit, me viktima nga të dyja palët.

Nasrallah pritet të bëjë deklaratën e tij në një ceremoni përkujtimore për luftëtarët e vdekur të Hezbollahut në orën 13:00 GMT.

Rreth 55 persona janë vrarë në zonën kufitare që nga 7 tetori.

Më e rëndësishmja, fjalimi mund të tregojë nëse milicia e Hezbollahut e mbështetur nga Irani do të shkojë në luftë kundër Izraelit me aleatët e tyre Hamas.

Shmangia e një zgjerimi të tillë të konfliktit ka qenë një nga objektivat kryesore të diplomacisë ndërkombëtare në javët e fundit./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like