Bëjmë fëmijë dhe iu shesim organet: ‘Humori’ shokues i Amosit dhe Deas

by admin
Spread the love

Një bisedë shqetësuese ka ndodhur në “BBVIP” mes Dea Mishel dhe Amos Muji Zaharisë.Në fokus të bisedës janë fëmijët, në dukje diçka normale për dy persona që duan të jenë çift dhe të kenë një të ardhme së bashku, por ajo që dëgjuam ishte gjithçka tjetër përveçse normale.

Amosi iu drejtua Deas duke qeshur: “Do bëjmë 27, 4 do i mbajmë dhe pjesën tjetër t’i shesim”, ndërsa ajo vijon sërish “me humor”, duke thënë: “Do i shesim vetëm organet apo të plotë? (Qesh)”.


Pavarësisht se gjithçka duket një shaka mes tyre, e gjithë biseda është vërtet shqetësuese për t’u dëgjuar!

Ky edicion i “Big Brother VIP” po tejkalon çdo kufi etik, çdo kufi edukate dhe humanizmi.

 

You may also like