Bëhu burrë, mos bëj lojëra fjalësh

by admin
Spread the love

Herion Mustafaraj dhe Ronaldo Sharka janë dy nga banorët e edicionit të dytë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Edhe pse kanë pak ditë që janë bërë pjesë e këtij formati, dyshja duket se nuk shkojnë aq mirë me njëri-tjetrin, pasi herë pas here janë konfliktuar dhe kanë pasur debate.

E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa gazetari ka ngacmuar së fundmi me ironi aktorin sa i përket daljes jashtë shtëpisë. Ronaldo i ka kërkuar Herionit mos të flasë me kode, teksa kjo gjë ka acaruar aktorin.

Herioni: Një ditë do dalim të tërë…

Ronaldo: Çfarë the?

Herioni: Kush foli me ty, është pjesë filmi, shoku, mba punën tënde!

Ronaldo: Mos fol me kode.

Herioni: Ku e ke hallin, je çmendur! Shif punën tënde, je gjithë ky çun.

Ronaldo: Ore bëhu burrë dhe thuaji që këtë gjë e the për mua.  Mos bëja lojëra fjalësh se nuk kam lindur dje.

Herioni: Ore unë po sillem shumë mirë me ty!

Ronaldo: Të të vijë turp!

You may also like