Behrami për referendumin e Serbisë: Kurti s’u konsultua me aleatët, dëshiron konflikt – situatat është e rrezikshme

by admin
Spread the love

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit sa ai ishte president i vendit, Artan
Behrami e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për moskoordinim paraprak me aleatët
e Kosovës për mundësin e organizimit të referendumit të Serbinë edhe në
territorin e Kosovës.

Beharmi i tha Ekonomia Online se vendi gjendet në një situatë të rrezikshme e të paparashikueshme.

Sipas tij, krejt këto çështje po ndodhin për shkak të keqmenaxhimit të Qeverisë,
sepse Kurti dëshiron konflikt e jo dialog.

“Mendoj që është keqmenaxhim i Qeverisë Kurti meqë në të kaluarën çështje
të tilla janë diskutuar me partner dhe aleatët strategjik të Kosovës me ShBA-të
dhe janë gjetur zgjidhje. Zotëri Kurti dëshiron konflikt dhe jo dialog. Jemi
para një situatë kogja të rrezikshme. Nëse serbët insistojnë të mbajnë
referendumin e tyre dhe ne të dërgojmë atje Njësite Speciale”.

“Çfarë pamje i dërgojmë botës kur Njësia Speciale e Kosovës intervenonte
qytetarët civil të cilët dëshirojnë të votojnë. Është shumë vështirë që pamje
të tilla me ia shpjeguar botës. Ai është dashur që këtë ngjarje e cila do të
mbahet të dielën ta diskutojë përmes një dialogu të mirëfilltë me ShBA-të në
mënyrë që të mos vijmë në situata të tilla të cilat mund të ndezin situata të paparashikueshme”.

Beharmi ka komentuar edhe letrën e sekretarit të ShBA-së, Antony Blinken dërguar
kryeministrit Kurti. Zyrtari amerikan i ka kërkuar Kurtiti që të fokusohet në çështjet
më të rëndësishme që kanë të bëjnë rreth dialogut me Serbinë, arritjen e
marrëveshjes së energjisë në veri dhe trajtimin e çështjes së të pagjeturve.

Për këtë Behrami thotë se Kosova ka të bëjë me një Qeveri, e cila është e
izoluar në raport me ShBA-në duke shtuar se ka vetëm shkëmbim letrash dhe jo
vizita zyrtare, raporton EO.

“Ne kemi të bëjmë me një qeveri e cila është e izoluar në raport me ShBA-në.
Çdo kryeministër i Kosovës vizitat e para që ka bërë ka qenë me ShBA-në ku
është takuar të paktën me sekretar të shtetit. Tani kemi përmbysje të gjitha
marrëdhënieve që kemi ndërtuar me ShBA-të ku zotëri Kurti nuk dëgjon fare se
çka mendojnë ata dhe ku Kurti injoron kërkesat e tyre legjitime. Tani në vend
se të kemi vizita ne kemi vetëm letra”.

“…kjo është dobësim i madh i raportit tonë me ShBA-të. Presioni amerikan
ndaj qeverisë Kurti do të rritet meqë durimi i tyre ka përfunduar. Tash e tutje
nuk lejohen politika që kanë ndodhur edhe në të kaluarën por do të ketë edhe
sanksione ndaj atyre që nuk përfillin rreziqe që ekzistojnë. Ne duhet të shohim
se çfarë është duke ndodhur në botë sepse krizë në Ukrainë dhe kemi një
konflikt të hapur ndërmjet perëndimit dhe Kurtit. Dhe tani ne të dalim të
konfrontohemi me ShBA-të në këtë rast po marrim anë jo nga perëndimi por nga
lindja”, tha Behrami.

You may also like