Behrami: Komunistët e Qeverisë Kurti filluan procesin e lustrimit ndaj brezit të luftës, lirisë dhe pavarësisë

by admin
Spread the love

Analisti politik, Artan Behrami, i cili vite të tëra ka shërbuer si Këshilltar Politik i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar parlajmrimet e disa Ministrive për shkarkime masive të zyrtarëve civilë.

“Në 23 vjetët e fundit, partitë e dala nga lufta dhe LDK-ja, duke respektuar vlerat perëndimore dhe demokratike, kishin hequr dorë nga lustrimi dhe përndjekja e bashkëpuntorëve të Jugosllavisë në Kosovë”, ka shkruar Behrami.

Sipas tij, pikërisht ata që ishin amnistuar, sot janë duke bërë një proces të lustrimit kundër brezit anti-jugosllav në Kosovë.

“Sot, 23 vjet më pas, pasardhësit biologjikë të komunistëve të amnistuar që janë pozicionuar në Qeverinë Kurti, duke u thirrur në të njëjtat vlera, kanë filluar procesin e lustrimit ndaj brezit të luftës, lirisë dhe pavarësisë, që në thelb është anti-jugosllav”, ka shkruar Behrami, në Facebook.

Artan Behrami ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të zyrës për media në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

You may also like