Befason me reagimin nënkryetarja e LSI-së: Arrestimi i Lefter Kokës ishte me skenar

by admin
Spread the love

Kejdi Mehmetaj, nënkryetare e Lëvizjes Socialiste komentoi arrestimin e ish-ministrit të kësaj partie, Lefter Koka, duke e konsideruar “një ngjarje me skenar dhe regji”.

“Çdo gjë që ka dalë sot në media ka qenë në dispozicion të SPAK-ut shumë muaj më përpara, por nuk u ndërmor asnjë veprim. Shumë persona u lejuan që me paratë e inceneratorëve të hynin në zgjedhje dhe t’i ndikonin ato. Zonja Kryemadhi ka shpalosur për mediat dosjen me dokumentacione para zgjedhjeve, ndërsa SPAK-u e nxori vetëm sot”, tha Mehmetaj.

“SPAK duhet të kishte vepruar shumë më shpejt, që mos të lejonin këta persona që të kandidonin”, theksoi nënkryetarja e LSI-së.

You may also like