Bebe Rexha vendos rekord të ri në SHBA – Shqip

by admin
Spread the love

Kënga “Meant to be” e Bebe Rexhës është renditur mes këngëve që kanë shënuar rekorde në historinë e muzikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është kënga e 5-të më e shitur në këtë vend e kënduar nga një këngëtare grua.

Kënga e publikuar para 6 vitesh është një bashkëpunim mes saj dhe dyshes së vokalistëve Tajlor Habird dhe Brian Kelley të njohur ndryshe si “Florida Georgia Line”. “Meant to be” i zhanrit country, vetëm në Youtube është dëgjuar mbi 1.1 miliardë herë dhe ka qenë e nominuar për çmimet Grammy, çmimet MTV për SHBA dhe Europën, etj.

Në listën e 5 këngëve më të shitura në SHBA janë edhe këngët “Blank Space” nga Taylor Swift, “Bad Romance” nga Lady Gaga, dhe “I like it” nga Cardi B.

You may also like