Beatrixa dhe Donaldi mbulojnë kokën kur dëgjojnë këngën që i ka kushtuar ky i fundit Borës

by admin
Spread the love

Marrëdhënia mes Donaldit dhe Beatrixës tanimë është bërë dhe më intensive derisa kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë.

Dyshja janë kudo bashkë dhe të pandarë, por momente të sikletshme për të dy është krijuar kur prezenca e Bora Zemanit – ishe dashura e Donalit, është bërë e pashmangshme.

Derisa dyshja qëndronin të shtrirë, në sfond ‘vëllau i madhë’ ka lëshuar këngën që Donaldi ka shkruajtur për Borën dhe e këndon Elgit Doda.

Donaldi, i cili shfaqet edhe në videklip, e ka pranuar edhe më herët që kënga “Toxic Love” është dedikim për Borën.

Ky moment nuk i ka pëlqyer çiftit të ri dhe po sa kanë dëgjuar këngën ata kanë mbuluar kokën.

Kujtojmë që puthja mes Donaldit dhe Beatrixës ndodhi ditën e djeshme. Tashmë ata shihen shumë të dhënë pas njëri-tjetrit, por një pjesë e madhe e ndjekësve nuk e kanë pritur mirë këtë afrimitet. Disa i kanë quajtur veprimet e tyre si “tradhti” ndaj Bora Zemanit, e cila kishte deklaruar se po e priste Donaldit jashtë shtëpisë së Big Brother Vip.

 


You may also like