Beatrix tha kryq e tërthorazi se kënga nuk është një dedikim për Donaldin

by admin
Spread the love

Mbrëmjen e djeshme, Beatrix Ramosaj publikoi projektin e ri muzikor, “Ma shumë se ti”. Kënga u spekulua se ishte një dedikim për Donaldin, nga fakti se teksti fliste për një histori dashurie të përfunduar.

Ndonëse poshtë materialit muzikor në kanalin e Youtube shkruhet se teksti është realizuar nga Vip Poppa, kjo nuk i ka bindur ndjekësit se nuk lidhet me Donaldin.

Megjithatë Beatrix e ka ndarë edhe njëherë postimin e Vig Poppas ku shkruhet: “Këtë këngë kam dashur ta bëj vetë, por më vjen mirë që u realizua prej Beatrix”.

Ramosaj ka falenderuar tekstshkruesin duke treguar kështu me lexet se kënga nuk është një dedikim, pavarësisht asaj që besojnë ndjekësit./revistawho.com

You may also like