Beatrix Ramosaj apo Bora Zemani? Ja kë zgjedh opinionisti Olti Curri

by admin
Spread the love

Olti Curri këtë sezon i është rikthyer ekranit si opinionist në “Big Brother Vip Kosova.” Disa ditë pas nisjes së këtij spektakli, Olti nuk i ka shpëtuar mikrofonit të “Prive-s”. “Në “60 sekondat” e “Prive-së” Curri i dha përgjigje një prej zgjedhjeve që i ka ndarë shqiptarët në dy pjesë.

Përballë pyetjes se kë zgjedh mes Bora Zemanit dhe Beatrix Ramosajt, Olti Curri u shpreh: “Mendoj se meriton pak më shumë ngrohtësi Beatrix Ramosaj.”

Në një deklaratë para disa kohësh Olti Curri tregoi se ka marrë ftesë nga produksioni i BBV në Shqipëri jo vetëm për të qenë banor, por edhe për rolin e opinionistit. Gjatë intervistës ai ka dhënë edhe arsyet që e çuan atë të refuzojë ftesën nga produksioni.

“Nuk kisha kohë fizike, unë punoj shumë, paguhem shumë mirë kështu që është një humbje e madhe. Do të humbja unë, do fitonte formati, nuk bëhet në këtë mënyrë, duhet të jetë ëin-ëin, që të fitojnë të dyja palët’. Patëm një bisedë, por ngeci.

Kam përshtypjen se ka qënë ana ekonomike, asnjëherë nuk u mor një përgjigje e saktë, por është një e shkuar e harruar. Nuk kam patur asnjë lloj raporti dhe nuk kam miqësi me Top Channel. Unë kam raporte pune. Është si të thuash kirurgut a ke miqësi me pacientin që ke hapur barkun. Atë më duan për punë, unë i dua për punë. Kështu që është një marrdhënie e tillë me televizionin’’, u shpreh Olti Curri.

You may also like