Beatrix heq nga Instagrami Donaldin – merr fund lidhja e tyre?

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj ka reaguar pas raportimeve se marrëdhënia e saj me Donald Veshaj është në krizë.

Ajo duket se e ka konfirmuar një gjë të tillë, pasi sot (e martë) ka hequr nga Instagrami aktorin bashkë me vëllanë e tij binjak, Romeon.

Një kontroll në listën e ndjekësve të saj mund të konfirmohet një gjë e tillë, pasi Donaldi nuk figuron më në mesin e personave që ajo ndjek.

Përveç kësaj, Beatrix ka bërë gjithashtu një postim në InstaStory, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre ishte e rreme.

“Histori e rreme, ja ku e keni, e rregullova”, ka shkruar Beatrix, ndërsa ka bashkangjitur edhe një emoji të maskës.

Ndërkohë, kujtojmë që Beatrix dhe Donaldi nuk janë parë bashkë që nga përfundimi i Big Brother VIP dhe finalja e madhe e së premtes (18 shkurt).

Madje u tha se dyshja kanë shmangur njëri-tjetrin edhe në festën e mbrëmshme të ish-banorëve të BB VIP.


You may also like