BE-ja mundëson ngrohtoren e parë me bimomasë në Gjakovë, investohen mbi 15 milionë euro

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gjakova është bërë me ngrohtoren e
parë me bimomasë fal financimit nga Bashkimi Evropian (BE) për ndërtimin e
impiantit të ri për furnizimin me ngrohje qendrore, raporton Ekonomia Online.

Ky është i vetmi impiant i
kogjenerimit me biomasë në Kosovë dhe ka kushtuar mbi 15 milionë euro.

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas
Szunyog tha se impianti i ri do të ketë ndikim domethënës ekonomik dhe mjedisor
në Gjakovë.

Madje sipas tij, është interes
absolut për Kosovën që të ketë qasje në energjinë e pastër, e që është një ndër
prioritet kryesorë të BE-së.

Ai u më pas ka pohuar se është
koha e fundit që institucionet të ndërmarrin veprime që ta bëjnë dekarbonizimin.

“Ky investim 15 milionë euro
për ndërtimin e ngrohtores së qytetit me teknologji të avancuar, është dëshmi e
investimeve të BE-së në Kosovë. Efiçenca e energjisë elektrike në ndërtesat
publike do të krijojnë që të kemi një mjedis më të mirë dhe për një furnizim më
të përballueshëm për të gjithë popullatën”.

“Gjithashtu është koha e fundit që
institucionet të ndërmarrin veprime që ta bëjnë dekarbonizimin në Kosovë. Me të
vërtetë është interes absolut për Kosovën që të ketë qasje në energjinë e pastër,
e që është një ndër prioritet kryesorë të BE-së, drejt tranzicionit ne energji
të pastër dhe të shëndoshë”, tha ai.

Albana Skivjani, u.d e kryeshefes
së e Ngrohtores së Qytetit të Gjakovës, tha se ngrohtorja ka funksionuar me
humbje të mëdha, teksa shtoi se reduktimi ka qenë 12 orë.

Ajo tha se me këtë investim,
qyteti do të ketë ngrohje 24 orë.

“Punimet që janë kryer këtu, është
dëshmi e një investimi kualitativ me një teknologji të avancuar e cila do të
punojë me dekada me efiçencë të lartë, ndërkohë është ndërtuar një urë e fortë
bashkëpunimi mes nesh. Ky projekt është i vetmi i këtij lloji jo vetëm në Kosovë
por edhe në rajon”, tha ajo, teksa shtoi se për vite kjo Ngrohtore ka
funksionuar me afarizëm negativ, ku kanë operuar me 12 orë, ndërkaq, tani
operojnë 24 orë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane
Rizvanolli, tha se rreth 40 për qind e energjisë së konsumuar nga ekonomitë
familjare shkon për ngrohje, prandaj sipas saj, zgjidhja e çështjes së ngrohjes
ndikon në cilësinë e jetesës dhe në shëndetin e qytetarëve.

“Ekonomitë familjare në Kosovë
konsumojnë rreth 40 për qind të energjisë dhe shumica e saj shkon për ngrohje,
përveç kostos kjo ka ndikim negativ në mjedisin dhe nga ana tjetër ne kemi një
pjesë të konsiderueshme të ekonomive familjare që në studimet e ndryshme
deklarojnë se nuk mund ta mbajnë shtëpitë e tyre të ngrohtë gjatë dimrit, pra
zgjidhja e çështjes së ngrohjes ndikon në cilësinë e jetesës dhe në shëndetin e
qytetarëve”, tha ministrja Rizbanolli.

Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës,
tha se Gjakova prin larg me energji të ripërtrishme dhe asaj fosile. Tutje, ai
u shpreh se Ngrohtorja me prodhimin edhe të energjisë, do të ketë impakt
pozitiv për këtë komunë.

“Këtë impiant që e kemi
mbrapa dhe impiantin solar në Madanaj, sot Gjakova prin larg me energji të ripërtrishme
dhe me energji fosile, së paku në Kosovë. Ngrohtorja e qytetit do të ketë shumë
nevojë për ministrinë e Ekonomisë, sipas të gjitha gjasave edhe gjatë vitit
2022”.

“Është një kënaqësi për neve sepse
kur të fillojmë me prodhuar edhe energji elektrike të hyrat e ngrohtores do të
rriten dhe ngrohtorja do të jetë e qëndrueshme dhe pse jo edhe Komuna si
pronare e saj do të ketë remitenca prej këtij aseti”, u shpreh Gjini.

Kompania austriake URBAS
Maschinenfabrik Ges.mbH është angazhuar nga Bashkimi Evropian për të
ndërtuarimin e këtij impiant të kogjenerimit të biomasës për furnizimin me
ngrohje qendrore të qytetit të Gjakovës.

Projekti mundësoi ndërtimin e një
termocentrali të ri për Gjakovën, i cili do të gjenerojë si ngrohje ashtu edhe
energji elektrike nga biomasa, dhe projekti do të ketë një ndikim të
rëndësishëm ekonomik dhe mjedisor në Gjakovë.

Si rezultat i këtij projekti, kostot
vjetore të operimit për ngrohtorja pritet të ulen me 35 deri në 50%, ndërsa në
të njëjtën kohë ndotja e përgjithshme në këtë zonë do të ulet me mbi 90%.

You may also like