BE-ja ende shumë larg?! – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

SFIDAT – NDRYSHIMET KUSHTETUESE, REFORMAT…

Kanë kaluar 22 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim me BE-në. Kjo marrëveshje ishte temë kryesore e takimit të sotëm në Shkup të Kryeministri Dimitar Kovaçevski me Eurokomisionerin e Jashtëm, Zhozep Borell. Bëhet fjalë për kornizën themelore që rregullon raportet midis Maqedonisë së Veriut dhe vendet tjera të BE-së deri në aderimin e plotë të vendit në BE, njofton KlanM.

Marrëveshjen e Maqedonisë me BE-në, në vitin 2001 në Luksemburg e nënshkroi Kryeministri i atëhershëm, Lubço Georgievski. Në atë kohë, sic percjell KlanM, pritjet ishin se rruga deri në anëtarësimin në BE do të jetë më e shkurtë kurse ndryshimet ekonomike më të dukshme.

Njëzet vite më vonë ende është e pasigurtë zhvillimi I negociatave për anëtarësim në BE, për shkak se nuk janë përmbushur kushtet e fundit për hapjen e klasterëve dhe kapitujve.

Pa ndryshimet kushtetuese ku në Preambulë do të futen bullgarët, vendi nuk mund të kalojë nga procesi i skriningut në hapjen e kapitujve.

Korniza e pranuar negociuese nga I ashtuquajturi “propozimi francez” në Qershor 2022, krahas kritereve të Kopenhagës dhe kritereve të procesit të stabilizim-asociimit, sic njofton KlanM, ngriti kërkesën për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe Traktatit të Miqësisë me Bullgarinë si dhe protokollet për zbatim në nivel të ri, duke kërkuar “rezultate të dukshme” dhe “zbatim me vullnet të mirë”.

Derisa vazhdon procesi I skriningut evropian në vend, paralelisht me përpjekjet që të arrihet shumica prej dy të tretave në Kuvend për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, hapet tema se cfarë fitoi dhe cfarë nuk shfrytëzoi vendi nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim.

Marrëveshja përbëhet nga tri faza. E Para, sic percjell KlanM, ajo përgatitore, zgjati nga viti 2004 deri në 2018. Me këtë u trasua rruga për reformat e nevojshme, ku kyçe ishte harmonizimi me ligjet evropiane në pjesën e tregut të brendshëm, konkurencës, furnizimet publike, pronësinë intelektuale, standardizimin dhe akreditimin, mbrojtja e të dhënave personale.

Harmonizimi në fushat tjera të tregut të brendshëm, vazhdoi me nisjen e fazës së dytë, që filloi më 4 Dhjetor 2018 pas “Marrëveshjes së Prespës” në sektorin e shërbimeve dhe lëvizjes së lirë të kapitalit.

Organizatat civile që ndjekin procesin e eurointegrimeve, sic percjell KlanM, thonë se përvoja 20-vjeçare në zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim duhet të jetë vendimtare kur vendi do t`i hap klasterët dhe kapitujt e negociatave sipas metodologjisë së re që afron strukturat institucionale për negociatat konform Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim.

You may also like