BE-ja do të dakordohet për embargon ndaj naftës ruse “brenda ditësh”, thotë ministri gjerman

by admin
Spread the love

Bashkimi Europian duket se do të bjerë dakord për një embargo ndaj importeve të naftës ruse “brenda ditësh”, i tha ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck transmetuesit gjerman ZDF.

Habeck paralajmëroi se embargo nuk do ta dobësonte automatikisht Kremlinin, pasi rritja e çmimeve po i mundësonte atij të grumbullonte më shumë të ardhura duke shitur vëllime më të ulëta nafte, transmeton portal arbresh.info

Prandaj, një konsideratë ishte që të mos paguanim më “asnjë çmim” për naftën, por të biem dakord për kufijtë e sipërm, tha ai.

Megjithatë, që kjo të funksionojë, shumë vende do të duhet të marrin pjesë, shtoi ai.

Në fillim të këtij muaji, ministri hungarez Zoltán Kovács i tha BBC-së se vendi i tij do të vërë veton ndaj propozimit të BE-së për embargo, duke e quajtur atë “të papranueshëm” dhe diçka që do të “shkatërronte ekonominë hungareze”.

Rruga Press

You may also like