BE duhet të jetë e prerë me Serbinë dhe të ndalë hipokrizinë e saj – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar në lidhje me diskutimet që do të bëhen në samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet të maartën e gjashtë dhjetorit në Tiranë.

Përmes një postimi Tahiri ka pyetur se “edhe sa kohë BE-ja do ta toleroj Serbine me politikën e saj hipokrite “edhe me Rusinë edhe me perëndimin.”

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë ka shtuar se është koha që BE-ja të jetë e prerë me Serbinë “dhe ta ndal hipokrizinë e saj për hir të paqes dhe stabilitetit ne rajon”.

Tahiri ka theksuar se samiti që do të mbahet në Tiranë këtë të martë “duhet të zgjedh këtë çështje”. Sipas saj, “ndër shumë çështje që ngarkojnë Ballkanin kjo është çështja e parë që duhet zgjidhur”.

You may also like