BE dënon sulmet e Hamasit, Borrell: Izraeli ka të drejtë të mbrohet në përputhje me ligjin ndërkombëtar

by admin
Spread the love

Bashkimi Evropian ka dënuar ashpër sulmet e Hamasit në Izrael duke deklaruar që shteti izraelit ka të drejtë të mbrohet në përputhje me ligjin ndërkombëtar, përballë sulmeve “të tilla të dhunshme”.

BE ka bërë thirrje për një ndërprerje “të menjëhershme të këtyre sulmeve dhe dhunës së pakuptimtë”.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se blloku qëndron në solidaritet të plotë me Izraelin.

“BE-ja bën thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të këtyre sulmeve dhe dhunës së pakuptimtë, të cilat vetëm do të rrisin më tej tensionet në terren dhe do të minojnë seriozisht aspiratat e popullit palestinez për paqe”, thuhet në deklaratën e Borrell.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli është “në luftë”, pasi militantët e Hamasit sulmuan vendin.

Sipas autoriteteve të Izraelit, të paktën 70 persona janë vrarë ndërsa janë plagosur qindra të tjerë.

Ndërsa në Palestinë kanë deklaruar për 198 persona të vrarë në Gaza ndërsa mijëra të plagosur.

Hamasi ka deklaruar se ka lëshuar mijëra raketa në Izrael ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur me sulme ajrore në Rripin e Gazës.


Top Channel

You may also like