BDI i reagon VLEN-it: Ishte opozita ajo që nuk votoi Ligjin për mbylljen e lojërave të fatit

by admin
Spread the love

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë reaguar pas konferencës për shtyp të opozitës VLEN, të cilët aludojnë në përfshirje të eksponentëve të BDI-së në furnizimin e Lotarisë së Maqedonisë së Veriut me aparate të reja për lojërat e fatit. Nga BDI thonë se pikërisht opozita që nuk e votoi pr/ligjin për Lojërat e Fatit, që sipas BDI-së mundëson mbylljen e lojërave të fatit.
“Opozita e pa udhë, në shërbim të agjendës pro-ruse, vazhdon përpjekjet për përçarjen e shqiptarëve duke përdorë lajme të rreme dhe shpifje, gjithmonë në shërbim të si VMRO-së dhe Levicës. Është pikërisht Izet Mexhiti dhe disa deputetë shqiptarë të rreshtuar në agjendën ruse ata që nuk e votuan Ligjin për mbylljen e lojërave të fatit edhe përkundër thirrjeve dhe kërkesave të Lëvizjes Antibixhoz. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjithashtu e dinë se, opozita e koordinuar ngushtë me VMRO-në e Mickoskit dhe LEVICËN e Apasievit, për një kohë të gjatë e kishin bllokuar propozim-ligjin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Komisionet parlamentare, duke ju mundësuar qarqeve të errëta të krimit dhe korrupsionit të vazhdojnë me organizimin e lojërave të fatit”, thuhet mes tjerash në reagimin e BDI-së.

MARKETING



You may also like