BDI a ka kërkuar dorëheqjen e Merkos, ja çfarë thotë Bujar Osmani?

by admin
Spread the love

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani sot ka përjashtuar mundësinë që partia e tyre të kërkojë dorëheqjen e Ramiz Merkos nga posti i kryetarit të komunës së Strugës.

Sipas Osmanit, krerët e komunave zgjedhen drejtpërdrejt nga qytetarët dhe se sipas tyre kjo çështje është personale.

Mendoj se Merko duhet të marrë vendimin e tij në bazë të marrëdhënieve me qytetarët që e kanë zgjedhur. Po të isha votues në Strugë, nëse do të ishte kryetar komune nga Çairi, do të thoja mendimin tim. Por, unë nuk e kam votuar as nuk jetoj në Strugë dhe mendoj se bëhet fjalë për raportin e kryetarit me qytetarët që e kanë zgjedhur. Në raport të funksioneve partiake, funksioneve shtetërore absolutisht nuk kemi mëdyshje në atë pjesë”, deklaroi Osmani.

You may also like