BBC: Mbi 20% e ushtarëve të vrarë rusë janë oficerë rangu

by admin
Spread the love

Më shumë se 20% e ushtarëve rusë që janë konfirmuar te vrarë në luftën e Ukrainës janë oficerë, thotë një raport i BBC. Sipas një investigimi të korrespondentes të BBC World, Olga Ivshina, mes viktimave janë 10 kolonelë, 20 kolonel-lejtnant, 31 majorë dhe 155 oficerë të rangut të ulët.

BBC pretendon se ka mundur të identifikojë të gjithë 1083 ushtarët e konfirmuar të vrarë në Ukrainë, sipas zyrtarëve apo mediave ruse. Nga ana e saj, Ukraina pretendon se numri i ushtarëve rusë të vrarë është mbi 19 mijë.

Sipas Ivshina, Rusia ka humbur në këtë luftë disa nga ushtarët më të mirë të saj, efektivë të forcave speciale apo pilotë avionësh ushtarakë me përvojë.

“Duhen 5 vite dhe të paktën 10 mijë dollarë për të përgatitur një toger ushtrie në Rusi. Për efektivë të tjerë më të specializuar, kjo shifër shkon deri në 60 mijë dollarë. Ndërsa për të përgatitur një pilot të aftë duhen 14 vite punë dhe 4 deri në 14 milionë dollarë”, thotë gazetarja e BBC.

You may also like