Bayerni i Mynihut ka vënë në shënjestër një tjetër xhevahir të Leipzig

by admin
Spread the love

Bayerni i Mynihut ka vënë në shënjestër Christopher Nkunku. Sulmuesi francez vlerësohet shumë nga tekniku Julian Nagelsmann, që e ka stërvitur më parë te RB Leipzig.

Sipas asaj që shkruan “Bild”, drejtuesit e klubit bavarez janë të gatshëm që të kënaqin teknikun. Blerja e mundshme varet shumë nga e ardhmja e Serge Gnabry, që nuk ka rinovuar akoma kontratën që skadon në vitin 2023.

Nkunku po zhvillon një sezon të shkëlqyer: 26 gola në 39 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet. Paraqitje që kanë bindur trajnerin e Francës, Didier Deschamps që ta grumbullojë në kombëtare me të cilën debutoi në 25 mars kundër Bregut të Fildishtë.

Leipzig e vlerëson kartonin e lojtarit 75 milionë euro. Marrëdhëniet mes klubeve janë të mira, pasi vetëm verën e kaluar Dayot Upamecano dhe Marcel Sabitzer u transferuan në Bavari. / Oversport.tv

Foto: RB Leipzig Facebook

You may also like