Bayerni është abonuar me barazimet, Leipzig shkatërron Dortmundin

by admin
Spread the love

Bayerni i Mynihut zhgënjen sërish në kampionat, pasi nuk merr më shumë se një pikë në shtëpi përballë Stuttgart.

Bavarezët kalojnë dy herë në avantazh, por në të dy rastet arrihen nga miqtë dhe sfida përfundon në barazim 2-2. Ky është barazimi i tretë radhazi për kampionët e Gjermanisë në Bundesligë.

Marco Rose debuton me fitore në krye të pankinës së Leipzig, që mposht pastër 3-0 Borussia Dortmund.

Hoffenhaim fiton me poker 4-1 përballë Mainz, ndërsa Wolfsburg largohet me tre pikë nga Frankfurti falë golit të shënuar Lacroix, që vulosi sfidën ndaj Eintracht.

Nuk ka fitues në Berlin, pasi Hertha dhe Leverkusen barazon 2-2 në një sfidë të bukur dhe të luftuar. /Oversport.tv

Foto: FC Bayern München Twitter

You may also like