Bayerni bie në “Olimpico”, PSG kryen detyrën me Sociedadin

by admin
Spread the love

Një gabimi në mbrojtje, Bayern Muncheni ia pa sherrin, në ndeshjen e 1/8-së finales në Ligën e Kampionëve.

Përballë Lazios, në stadiumin “Olimpico”, në Romë, bavarezët pësuan në duelin e parë me rezultat 1:0, nga një ndërhyrje e ashpër e mbrojtësit Upamecano, brenda zonës së rreptësisë.

Penalltinë e fituar, Ciro Immobile (69’ p) e ktheu në gol për ta fituar ndeshjen e parë ndaj gjigantit gjerman.

Ndeshja e dytë e mbrëmjes ishte ajo në “Parkun e Princave” në Paris, ku skuadra nikoqire, Paris St. Germain përballë e kishte ekipin bask, Real Sociedad. Pas 90 minutave, takimi i parë u takoi parisienëve, që në ndeshjen e kthimit do të futen me dy gola avantazh, 2:0. Mbappe (58’)dhe Barcola (70’), shënuan golat e triumfit të PSG-së.

You may also like