Bayern ultimatum Tottenham, gjermanët lodhen nga refuzimi i trefishtë

by admin
Spread the love

Prej fillimit të kësaj merkatoje, Bayern Munich është vendosur pas sulmuesit të Tottenham, Harry Kane.

Britaniku është i preferuari i trajnerit Thomas Tuchel teksa bavarezët po vuajnë për një qendërsulmues prej kohës kur u largua Robert Lewandowski.

Por, pas tre ofertave që janë refuzuar më parë nga anglezët, Bayern ka vendosur një ultimatum për Tottenham. Gjermanët do të provojnë edhe njëherë të fundit brenda ditës së premte e në rast se Tottenham sërish do ta refuzojë ofertën, atëherë do ta kthejnë vëmendjen nga të tjera mundësi të merkatos.

Aktualisht, oferta e rekordmenëve gjermanë është 85 milionë paund ndërsa drejtuesit e Tottenham pretendojnë të paktën 100 milionë paund. Sipas “Daily Telegraph”, te Bayern janë lodhur dhe Spurs-at kanë tashmë shansin e fundit për të vendosur nëse do ta lënë Kane të largohet./ supersport


Top Channel

You may also like