Bayern “pikas” zëvendësuesin e Neuer, bavarezët mahniten nga talenti holandez

by admin
Spread the love

Bayern Munich ka nisur të mendojë për pasuesin e Manuel Neuer. Gardiani gjerman aktualisht është i dëmtuar dhe e ka mbyllur këtë sezon teksa konsiderohet në fundin e karrierës.

Ndaj, drejtuesit bavarez prej kohësh janë vënë në ndjekje të atij që mund të jetë zëvendësuesi ideal i 37-vjeçarit.

Te Bayern kërkojnë të gjejnë një portier të ri në moshë dhe që mund të nisë një cikël në Allianz Arena. Dhe sipas medias belge, Nieuwsblad.be, ai që ka bindur drejtuesit e Bayern është Bart Verbruggen. Ky i fundit është 20-vjeçar dhe luan me Anderlecht në Belgjikë.

Talenti i tij është i padiskutueshëm me holandezin që ka një fizik të admirueshëm duke qenë se mbulon mirë katërkëndorin falë gjatësisë së tij, 1.94 cm. Aktualisht, kartoni i Verbruggen kap vlerën e 10 milionë eurove, një shifër e cila nuk konsiderohet problematike nga gjermanët.

Ideja e Bayern Munich është që ta përvetësojë kartonin e holandezit në merkaton e verës dhe ta lejojë të luaj edhe për një tjetër sezon në Belgjikë, ku do të kishte mundësinë e rritjes së mëtejshme dhe më pas në verën e vitit 2024 ta bëjë pjesë të skuadrës së parë.


Top Channel

You may also like