Bayern ia del përballë Hertha Berlinit, Dortmund merr lehtësisht 3 pikët kundër Bochum

by admin
Spread the love

Përfundojnë pesë nga gjashtë ndeshjet hapëse të javës së 13-të në Bundesligë. Bayerni arrin të marri një fitore në transfertë me vështirësi përballë Hertha Berlin me shifrat 3-2 dhe kryeson në kampionat përkohësisht.

Një pjesë e parë e çmendur ku Bavarezët e nisën duke shënuar tre herë përballë vendasve, por këta të fundit arritën të shënojnë dhe dy herë para përfundimit të së parës.

Borussia Dortmund fiton lehtësisht në shtëpi përballë Bochum me rezultatin e pastër 3-0. Vendasit vendosën gjithçka në këtë takim që në pjesën e parë duke shënuar tre herë. Mainz befasohet në shtëpi të cilët pësojnë një humbje nga Wolfsburg me rezultatin e pastër 3-0.

Eintracht Frankfurt arrin të mposhtë në transfertë Augsburgun me rezultatin e ngushtë 2-1. Christopher Nkunku protagonist me një dopietë që i dhuron 3 pikët Leipzigut në transfertë përballë Hoffenheim të cilët triumfuan me shifrat 3-1. /oversport.tv

You may also like