Bayern “hakmerret”, pranë firmës me mbrojtësin e Barcelonës

by admin
Spread the love

Bëhet fjalë për talentin 16-vjeçar, Adam Aznou, për të cilin bavarezët fituan garën me rivalët gjermanë të Leipzig, por edhe me Real Madrid.

Mbrojtësi i krahut të majtë ka udhëtuar drejt Mynihut ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën e re me gjigandët gjermanë.

Futbollisti me origjinë marokene është konsideruar si një nga talentet e brezit të tij dhe e ardhmja shihet me shumë perspektivë, me Bayern Munich që sheh te ai cilësitë e duhura për të ardhmen.

Shqip shkruan se sipas medieve spanjolle, Aznou do të luajë këtë sezon te moshat e bavarezëve, ndërsa nuk përjashtohet mundësia të marrë minuta në Kupë (DFB-Pokal).

Bavarezët i kanë premtuar mbrojtësit se nga edicioni 2023-2024 pritet t’i bashkohet ekipit të parë dhe kjo është arsyeja pse 16-vjeçari ka vendosur të largohet nga Barcelona, pasi katalanasit i kishin bërë me dije se hapësirat për të ishin pothuajse zero.


Top Channel

You may also like