Batuta e Allegrit: Juventusi si Sinner, Interi si Djokovic

by admin
Spread the love

Max Allegri vazhdon batutat në distancë me Interin, rivalin direkt për titullin kampion. Bardhezinjtë kryesojnë Serie A me një pikë më shumë se zikaltrit, të cilët kanë luajtur një ndeshje më pak.

Juventusi pret Empolin të shtunën (18:00) në “Allianz Stadium”, sfidë që do të transmetohet në Shqip 2.

Jemi mirë fizikisht dhe mendërisht. Ndaj Empolit na pret një ndeshje e vështirë. Ata kanë ndërruar trajner dhe vijnë nga fitorja përballë Monzës. Ndeshjet duhen fituar në fushë, duhet ta respektojmë Empolin.

Gara për titullin? Edhe Milani është në garë për fitimin e Serie A. Ata kanë grumbulluar më shumë pikë se sezonin e kaluar. Dhe e kaluan momentin e vështirë që patën.

Interi mbetet skuadra favorite. Të jemi afër tyre është një motiv krenarie, sepse ata po bëjnë gjëra të jashtëzakonshme. Gjithsesi, ne nuk duhet të kënaqemi me kaq.

Juventus-Inter si Sinner-Djokovic? Dua të komplimentoj Sinner, por është gjithmonë kënaqësi të shohësh Djokovic duke luajtur.

Nëse më duhet të zgjedh, duke qenë se ai është më i ri, atëherë ne jemi Sinner dhe ata Djokovic. Por të mos ofendohet kush, pasi po bëj shaka”, theksoi trajneri i Juves.


Top Channel

You may also like