Baton Haxhiu: Ramës i rrezikohet pushteti nga Berisha më shumë se nga Basha

by admin
Spread the love

Tema kryesore e ditëve të fundit ka qenë zgjedhja e kryetarit të Partiisë Demokratike. Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin ‘Shock’ se me fitoren e një ditë më parë Berisha ka arritur ta fitojë betejën e tij të sotme dhe të nesërmen, por në fund do të dalë i humbur.

Sipas tij, opozita e Berishës ia rrezikon më shumë pushtetin Edi Ramës se opozita e Bashës, edhe pse nuk do të mundet ta rrëzojë nga pushteti.

“Ky njëri e ka arritur qëllimin. E djeshmja ishte betejë që ai e fitoi, e ardhmja është po ashtu betejë që ai me gjasë do ta fitojë. Por ky është humbësi në fund të betejës, pasi kur i fiton të gjitha s’ka çfarë fiton me betejën e tij. Fitorja e dytë e madhe është mobilizimi i madh përballë Edi Ramës.

Në fund do jetë humbësi i madh, pasi edhe nëse e zbret PS nën 70 mandate, askush nuk do të dojë të bëjë koalicion me të. Mendoj se do ketë betejë shumë të ashpër me Ramën”, tha Haxhiu.

You may also like