Baton Haxhiu hedh akuza të forta për shpalljen non grata të Ylli Ndroqit: Të gjithë politikanët janë fajtorë, ju tregoj pse

by admin
Spread the love

Baton Haxhiu, thotë se Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) është një personazh që ai nuk e merr aspak seriozisht, por fajëson politikanët të cilët merrnin pjesë në festat mondane dhe në televizionin e tij, duke e ditur të shkuarën e errët të Ndroqit.

I ftuar në Euronews Albania, Haxhiu tha se drejtësia po funksionon, duke iu referuar sanksioneve amerikane ndaj Ylli Ndroqit dhe Aqif Rakipit.

“Kam pasur shumë të shara publike dhe private, sepse kisha publikuar të njëjtin lajm dhe përmbajtje para disa kohësh.

Ylli Ndroqin se kam marrë asnjëherë seriozisht. Me keqardhje them se të gjithë liderët politikë kanë qenë pjesë e Ora News, duke e ditur historinë e pronarit. Edhe Ministria e Jashtme e ka patur si konsull nderi këtë njeri, duke i patur të gjithë të dhënat. Të gjithë mbajnë fajësinë për mbajtjen peshë të këtij njeriu. Vetëm kur shpallen non-grata fshihen pas tij.

Më vjen keq vetëm për një person që ka qenë prezent, një miken time, që ka qenë te Ylli Ndroqi në festën ku kanë qenë të gjithë. Po flas, se pse politika ka bashkëpunuar me krimin ose me mënyrën si ka funksionuar produkti Ora News dhe Ylli Ndroqi. Është produkt i presidentit. Të gjithë e kanë përkëdhelur njeriun, që sot e 17 vite, jeton në botën e tij edhe fiktive edhe reale të medialitetit.

Ambasada e SHBA, ka akuzuar persona konkretë, off the record, për mirëmbajtjen e jetës dhe punës së tij.

Sa i përket Aqif Rakipit. Eksponenti kryesor i problematikës edhe tani në Vorë, bashkë me Altin Lamen. Eksponentë kryesor të devijimit të votës. E kam pritur që këta do të jenë pjesë, jo e non-gratës, por figura që do të ndëshkohen sepse politika jonë vendore nuk ka arritur të adresojë, atë që duhet të bëjë. Drejtësia po funksionon”, tha Haxhiu.

You may also like