Bastisje në Shkup, kapet marihuanë

by admin
Spread the love





MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një diler të drogës në Shkup, përcjell TV21. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plot të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

“Me datë 01.03.2023 në ora 19:30 në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësia për Tregti Ilegale pranë SPB-Shkup kanë privuar nga liria B.N.(25) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe konfiskuar rreth 500 gramë marihuanë dhe një peshore dixhitale”, thonë nga MPB.







Artikulli paraprakVazhdon gjykimi për zjarrin në spitalin modular në Tetovë




You may also like