Bastisje në Shkup, është gjendur drogë, arrestohen tre dilerë

by admin
Spread the love

Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, më 5 dhe 6 mars, në një aksion të përbashkët dhe të koordinuar, zyrtarët policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për Trafikim të Paligjshëm me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme dhe nga SPB Shkup – Njësiti për tregti të paligjshme kanë privuar nga liria F.P.(29), D.D.(32) dhe D.P.(25), të gjithë nga Shkupi, për të cilët dyshohet se janë shpërndarës të drogës.

“Më pas, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e përdorur nga F.P, të kryer me vendim gjykate, ai u kap me D.D duke paketuar marihuanë. Njëkohësisht u gjetën 78 pako me marijuanë, një qese marihuanë, lëndë pluhuri e bardhë, peshore dixhitale, para dhe sende të tjera me mbetje narkotike. Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

The post Bastisje në Shkup, është gjendur drogë, arrestohen tre dilerë appeared first on TV-SHENJA.

You may also like