Bastisje në Kavadar, gjendet drogë

by admin
Spread the love

Nëpunës policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike Kavadar mbrëmë në ora 00:45 në sheshin e qytetit në Kavadar, i kanë privuar nga liria P.M. (24) dhe 21 vjeçaren R.I. të dy nga Kavadari, për arsye se gjatë kontrollit tek ata është gjetur dhe sekuestruar materie e bardhë.

“Më vonë, gjatë bastisjes së shtëpisë së P.M., e kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, sende me mbetje të marihuanës dhe të holla në apoenë dhe valuta të ndryshme”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

P.M. është në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

The post Bastisje në Kavadar, gjendet drogë appeared first on Shqip.

You may also like