Bastisje në Bit Pazar, arrestohet dileri

by admin
Spread the love





MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar një shitës të substancave narkotike nga Shkupi, përcjell TV21.

“Më 15.03.2023 në ora 13:45, zyrtarë policorë nga Njësia kundër tregtisë ilegale pranë SPB-Shkup e kanë privuar nga liria G.R.(24) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij në zonën e Bit Pazarit, të kryer me vendim gjykate, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë dhe një bimë kanabis e mbjellë. Ai është ndaluar në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.







Artikulli paraprak22 vjet nga fillimi i luftës në Maqedoni
Artikulli tjetërRaportet e tensionuara me PSG-në, Verratti mund të rikthehet në futbollin italian




You may also like