BASTET/ Zikaltrit të kualifikuar, favorite për fitoren në Benfika-Inter është…

by admin
Spread the love

Fakti që Interi është kualifikuar tashmë dhe për ndeshjen e sotme pritet të bëjë një rrotacion të gjerë, kompanitë e basteve besojnë se për duelin e mbrëmjes së sotme është Benfika favorite për suksesin final.

Portugezët kuotohen me koeficient 2.4, ndërkohë që një triumf i zikaltërve paguan thuajse 3 herë shumën e luajtur të parave (koeficienti 2.9).

Ndërkohë, nëse ndeshje në fund ndahet pa fitues, atëherë ata që do të besojnë në këtë përfundim do të mund të shumëfishojnë paratë e luajtura me 3.4 herë.

Për më shumë, bastexhinjtë nuk presin që të shënohen më sesa 3 gola bnë “Da Luz”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like