Basri Sejdiu hiqet nga lista e kandidatëve për drejtor të ShKUK-së

by admin
Spread the love

Ish-drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar Basri Sejdiu, ka qenë në listën e ngushtë të kandidatëve për ta drejtuar këtë institucion.

Por, emri i tij është hequr nga lista.

Sejdiu tha për Klankosova.tv se kjo është bërë kundër vullnetit të tij.

“Është një organizatë britanike që monitoron këtë proces. Besoj se edhe për ta do të jetë shqetësim”, tha ai për Klankosova.tv

Ai theksoi se kishte shprehur dëshirën që me punën e tij të kontribuonte në shëndetësi.

“Dikujt ndoshta edhe i pengon kjo gjë dhe më kanë hequr nga lista”, theksoi ai.

Ish numri një i ShSKUK-së tha se nuk sheh ndonjë arsye për largimin e tij nga lista.

“Një komision disiplinor më pati dënuar që si sinjalizues kam kërkuar që të hiqen listat e pritjes në Kardiologjinë Invazive, u pata prononcuar në media. Por, kam pasur dënim me pagë dhe nuk mund të shfrytëzohet si pretekst që të më eliminojnë nga gara”, tha ish numri një i ShSKUK-së për Klankosova.tv

“Ai komision ka qenë i denoncuar për falsifikim të procesverbalit dhe është në trajtim nga organet e rendit”, theksoi ai./ Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS

 

You may also like