Basketbolli i talenteve, Connecticut fiton trofeun NCAA

by admin
Spread the love

Connecticut Huskies janë kampionet universitarë të SHBA për 2023.

Në finalen e madhe të NCAA, kampionatit amerikan për kolegjet dhe një paradhomë e NBA për sa i përket talenteve, mposhtën në Houston San Diego State 76-59, duke triumfuar për të 5 herë në historinë e programit të tyre të basketbollit, të parën me trajnerin Hurley në stol.

Lojtari më i mirë i Final Four është Adama Sanogo, qendra nga Mali, student-atlet në vitin e tretë. Në turneun e surprizave me asnjë nga skuadrat që ishin kokë serie që nuk arriti deri në finalen e Texas. Connecticut Huskies ishin qartësia, fituan me thuajse 20 pikë diferencë çdo ndeshje.

Nuk janë një skuadër e paprekshme për sa i përket vlerës së lojtarëve, por në këtë turne erdhën në rritje. Të jesh në formën më të mirë atëherë kur duhet është e rëndësishme, me formulën me eliminim të drejtpërdrejtë atë që ju pëlqen më shumë amerikanëve, dhe jo vetëm atyre.

Finalja ishte një ndeshje pa histori, ashtu siç kishte ndodhur përballë Miami në gjysmëfinale. Huskies ishin 12 pikë para që në pushim pas 5 minutave të para të ekuilibruara. San Diego Aztecs edhe pse të limituar në mbrojtje u rikthyen duke reduktuar distancën në 5 pikë kur mbeteshin edhe 5 minuta për t’u luajtur, një reagim i fundit krenarie.

Pastaj një trepikësh i Hawkins zgjati sërish diferencën në mbrëmjen ku shënuesi më i mirë ishte Tristen Newton që e mbylli me 19 pikë, teksan nga El Paso. Connecticut me 5 tituj, të gjithë të siguruar në epokën e tashme nga 1999 e deri më sot, tani renditet në vendin e katërt të çdo epokë për triumfet në NCAA. Padyshim në Olimpin e programeve të kolegjeve me gjak blu, kur bëhet fjalë për basketbollin./ Shqip


Top Channel

You may also like