“Bashkitë do t’i kthehen qytetarëve” Meta bën paralajmërimin e fortë

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi gjatë një takimi me strukturat e PL në Tiranë këtë të enjte, se edhe pak muaj e ndaj vendin kthimi i bashkive në duart e qytetarëve.

Meta theksoi në fjalën e tij se “edhe pak kohë do të duhet për t’i dhënë fund marrëzisë së Lulushit”, duke iu referuar bojkotit të zgjedhjeve bashkiake të vitit 2017 nga Lulzim Basha.

Veprimi i cili sipas tij i dha në tavolinë të gjitha bashkitë kryeministrit Rama.

“Të dashur motra dhe vëllezër të Partisë së Lirisë është kënaqësi që të takohemi sot, pikërisht vetëm pak muaj na ndajnë nga rikthimi i bashkive në duart e qytetarëve dhe nga rikthimi i Bashkisë së Tiranës në dorën e qytetarëve të Tiranës. Edhe pak muaj për t’i dhënë fund marrëzisë së Lulishit që i fali gjithë bashkitë dhe këshillat bashkiak Edi Ramës”, tha Meta.

You may also like