Bashkimi mundi kryesuesin ekipin e Flamurtarit – Shqip

by admin
Spread the love

Ka nisur raundi i gjashtë i Ligës Unike në basketboll për femra. Skuadra e Bashkimit në Prizren mundi ekipin e Flamurtarit me rezultatin 83-66,. Për skuarën e Vlorës ishte kjo disfata e parë në këtë edicion.

Një ndeshje e dominuar nga vendaset, që patën një epërsi të lehtë që në periodën e parë, duke e administruar avantazhin deri në fund. Gjithsesi, Flamurtari ruan kreun e renditjes edhe pas kësaj humbje.

Në ndeshjen tjetër, Prishtina mposhti 87-80 Tiranën, ndeshje e luajtur në Kosovë. Vendaset u shkëputën që në 10-minutëshin e parë dhe e ruajtën avantazhin deri në fund, pavarësisht rikuperimit që bënë bardheblutë.

Amerikania Bey dhe Palko u munduan të mbajnë në lojë Tiranën, por pa patur mundësi. Tirana vijon të jetë në vendin e fundit në renditjen e Ligës Unike. Sot luhet ndeshja Partizani-Penza.

Liga Unike-Femra, raundi i 6-të

Prishtina – Tirana, 87-80

Bashkimi – Flamurtari, 83-66

Partizani – Penza, 18 janar

Renditja: Flamurtari 11 pikë, Prishtina 9 pikë, Bashkimi 9 pikë, Partizani 8 pikë, Penza 7 pikë, Tirana 7 pikë.

You may also like