Bashkimi mbetet pa amerikanin Umipig

by admin
Spread the love

Skuadra e Bashkimit ka mbetur pa lojtarin e rëndësishëm, fundorin Isiah Umipig, në prah të duelit të dytë të serisë çerekfinale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Klubi prizrenas ka njoftuar të martën se Umipig ka pësuar lëndim në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Golden Eagle Yllit, të cilën Bashkimi e humbi në Suharekë.

Bashkimi ka bërë të ditur se fundori amerikan ka pësuar lëndim në “tendinën e Akilit dhe kështu për të ka përfunduar edicioni”. Umipig duhet të operohet menjëherë. Bashkimi të enjten në Prizren e luan ndeshjen e dytë të serisë çerekfinale kundër Yllit.

You may also like