Bashkatdhetari nga Zvicra nuk udhëton më asnjëherë me WizzAir

by admin
Spread the love

I prekur nga një rast joserioz me Kompaninë ajrore WizzAir, një bashkatdhetar i Shkupit nga Zvicra, tashmë vite me radhë është duke udhëtuar me Kompaninë “easyJet”. Ai ende është i mllefosur me rastin në fjalë dhe si duket është përbetuar se asnjëherë më nuk do të udhëtojë më WizzAir.

“Është një kompani joserioze dhe nuk përkujdeset shumë për udhëtarët. Tani më disa vite jam duke udhëtuar me Kompaninë easyJet, edhe pse më duhet të shkoj rregullisht në Prishtinë dhe prej atje të marr taksi e të shkoj në Shkup. Fundi-fundit, kjo kompani është shumë më serioze dhe ndjehem shumë i lumtur që një pjesë e të hollave të mia shkojnë edhe për aeroportin e Kosovës. Nuk durohen maltretimet e kompanisë humgareze, nuk janë aspak seriozë, prandaj vendosa që rregullisht të udhëtoj me easyJet për Prishtinë”, thotë bashkatdhetari ynë enkas për portalin Shtegu.

Ai sërish ka udhëtuar gjatë kësaj jave me easyJet dhe tani pushimin është duke e kaluar në Shqipëri.

You may also like