Basha me tone të forta ndaj Ramës: Ia ke kaluar Berishës në të gjitha veset e këqija

by admin
Spread the love

Replika mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit. Pas akuzave nga kryeministrit në drejtim të Bashës, kryetari i PD-së u shpreh se Rama ia ka kaluar në vese Sali Berishës (këtë të fundit megjithatë nuk e përmendi me emër, por e quajti “usta”).

Në replikë, Basha deklaroi: “Ata pak studentë të psikologjisë që mund ta kenë ndjekur fjalë e dinë se për çfarë fenomeni bëhet fjalë. Quhet projektim, e ka mendjen dhe zemra i rreh për ‘ustain’ (Sali Berishën) që ia ka kaluar në të gjitha veset e këqija, por nuk i është afruar në veprat e mira, por për sa i përket veseve të këqija ja ka kaluar 500 herë”.

Më tej, Basha tha se familjet shqiptare nuk kanë bukë në tryezë, ndërsa Rama flet për satelitë. Kryeministrin, Basha e quajti “nëna dhe baba e kokainës”.

You may also like