Basha dhe Rama drejt konsensusit për të shkuar në zgjedhje vendore? Gazetari i njohur paralajmëron zhvillime të reja

by admin
Spread the love

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka zbuluar atë që e quan ‘tregti kuajsh’ ose ‘Pazar’ që kryeministri Edi Rama i ofron Partisë Demokratike. Në një status në “Facebook”, Bylykbashi shkruajti pak ditë më parë se Rama i ka ofruar disa bashki në hartë në këmbim të zgjatjes së afatit të anëtarëve të vettingut.

Për gazetarin e njohur Aleksandër Çipa, faktori ndërkombëtar do ketë një rol më potent në ditët e ardhshme.

“Politika në demokraci është akt i marrëveshjeve. Basha është renditur si humbës politik, por vetingu është një kërkesë. Faktori ndërkombëtar do ketë një rol më potent në ditët e ardhshme. Ka një kërkesë që pritet të shqyrtohet për 5 bashki në vend dhe nëse do jetë pro opozitës duhen përshpejtuar zgjedhjet administrative”, u shpreh Çipa.

You may also like