Barella: Kemi bërë shumë gabime, por do të provojmë të fitojmë titullin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Interi duhet të rikuperojë 11 pikë në Serie A për të arritur kreun në kampionat dhe përballë në ndeshjen e parë pas rikthimit nga Kupa e Botës do të ketë pikërisht kryesyesit e Napolit. Për situatën te zikaltrit ka folur edhe mesfushori Nicolo Barella i cili ka besim te titulli kampion pavarësisht diferencave me kreun.

“Kampionati fitohet nga ata që janë më të ekuilibruar dhe që bëjnë më pak gabime. Deri më tani Napoli nuk ka bërë hapa falsë, ndërsa ne kemi bërë shumë. Megjithatë, ne jemi të gjithë të bashkuar për të zgjidhur problemet dhe rezulttet do t’i shihni.”

Mesfushori zikaltër zbulon gjithashtu se si skuadra e Inzaghit do të ringrihet. “Kam një rregull. Nuk flas kurrë për atë që ndodh në dhomat e zhveshjes. Megjithatë, ka momente të bukura dhe gjëra që duhen folur sy më sy. Nëse ndodh ndonjë gabim, është më mirë të fajësosh veten përpara të tjerëve. Objektivi jonë mbetet i njëjti, do të provojmë të fitojmë titullin kampion.” /oversport.tv

You may also like