Barella do të dënohet nga Interi pasi mori kartonin e kuq ndaj Realit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gjesti antisportiv i Nicolo Barellas ndaj Eder Militao në sfidën ndaj Realit pritet t’i kushtojë rëndë mesfushorit italian. Zikaltri u ndëshkua me karton të kuq në minutën 64 të takimit pasi goditi kundërshtarin.

Si pasojë drejtuesit zikaltër kanë mënduar ta gjobisin atë. Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, rregullorja e brendshme e Interit parashikon gjobë në sjellje të tilla.

Ende nuk dihet se sa do t’i kushtojë mesfushorit ky gjest, por ajo që shihet si e sigurt nga media prestigjioze italiane është se Barella nuk do t’I shpëtojë gjobitjes. Gjithashtu ai rrezikon të humbasë edhe dy ndeshjet e radhës në Champions League. /oversport.tv

FB.AppEvents.logPageView();

};

(function(d, s, id){ var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) {return;} js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like