Barcelona shkërmoq me poker Osasunan, Betis thyen Athletic Bilbaon

by admin
Spread the love

Barcelona ka reaguar pas barazimit pa gola ndaj Galatasaray në Europa League. Katalanasit mposhtën 4-0 skuadrën e Osasuna dhe këtë duel ata e zgjidhën shumë shpejt.

Që në minutën e 14-t skuadra Xavi fitoi një penallti, që e ktheu në gol afrimi i janarit, Ferran Torres. Sulmuesi i blerë nga Manchester City pas shtatë minutash realizoi edhe një gol tjetër dhe i qetësoi katalanasit.

Barcelona nuk e ndali vrullin dhe gjeti rrugën e rrjetës për të tretën herë me Aubameyang, i cili në zonë devijoi një top dhe nuk fali. Me tre gola në epërsi u mbyll pjesa e parë dhe skuadra blaugrana vazhdoi ta dominonte lojën, por rastet të rrezikshme nuk ishin të shumta.

Në minutën e 75-të Riqui Puig shënoi edhe golin e katërt dhe i dha fund kësaj ndeshjeje. Për Barcelonën kjo ishte fitorja e katërt radhazi, ndërkohë që i afrohet me 5 pikë skuadrës së Sevilla që renditet e dyta, kur skuadra e Xavi ka edhe një ndeshje më pak.

BASKËT – Real Sociedad ka festuar, Athletic Bilbao jo. Të parët mposhtën me rezultatin minimal 1-0 skuadrën e Alaves, falë një goli të shënuar në minutën e 70-të nga Zubimendi. Kjo është fitorja e shtatë radhazi në shtëpi, me shifrat 1-0.

Për Athletic Bilbao ishte rezervuar një duel më i fortë. Betis i mposhti 1-0 dhe gjithçka u vendos në minutën e 20-të, kur Borja Iglesias gjeti rrugën e rrjetës. Në pjesën e dytë Fekir u ndëshkua me karton të kuq, por baskët nuk e shfrytëzuan epërsinë numerike për të shmangur humbjen. / oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Twitter

You may also like