Barcelona-PSG, Luis Enrike kundër së shkuarës, intrigon edhe Mbape

by admin
Spread the love

Një nga katër çerekfinalet e Champions League këtë sezon do të jetë mes PSG-së dhe Barcelonës. Një sfidë tepër magjepsëse, si për reputacionin e dy skuadrave, ashtu edhe për nivelin teknik të 22 lojtarëve që do të dalin në fushë.

Por ndeshja mes francezëve dhe katalanasve do të ketë edhe disa arsye të tjera interesi. Një prej tyre lidhet me Mbape, për të ardhmen e tij, duke qenë se nga sezoni i ardhshëm, ndeshjet kundër Barcelonës do të etiketohen si “El Clasico” për të, duke pasur parasysh nënshkrimin gjithnjë e më të afërt me Real Madridin.

Më pas është Luis Enrike. Në vitin 2015, “Lucho” ishte në fakt trajneri që i udhëhoqi katalanasit drejt “tripletës”, me finalen e Champions League të fituar kundër Juventusit. Edhe si futbollist, ai ka qenë një simbol i vërtetë i bralugranëve. Për këtë arsye, sfida e përjetuar në pankinën e PSG-së do të ketë një shije të veçantë për të.

PANORAMASPORT.AL

You may also like